Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Lyonit që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze ka shkuar në pushimin e pjesës së parë në epërsi ndaj Citizens edhe pse këta të fundit e dominuan 45 minutëshin e parë.
Pas 24 minutash lojë në stadiumin ‘Jose Alvalade’, Lyoni kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Maxwel Cornet që shënoi një gol të bukur në portën e Ederson Moares.
🔥🔥🔥#UCL #ManCityOL 0-1 https://t.co/SAy0jZJf5K
— Olympique Lyonnais 🇬🇧🇺🇸 (@OL_English) August 15, 2020
Citizens më pas filloi të luante një lojë më të ashpër, nga aty ku Fernandinho (29′) u ndëshkua me karton të verdhë.
Në minutën e 33-të, Memphis Depay lëshoi një harkim në zonë, mirëpo mbrojtja e Cityt e largoi atë nga zona e rrezikut.
Dy skuadrat nuk patën më ndonjë rast serioz, derisa djelmoshat e Pep Guardiolës do të tentojnë të bëjnë më shumë në pjesën e dytë, që së paku të barazojnë rezultatin e më pas të tentojnë të përmbysin atë, në rast se Lyoni nuk kundërpërgjigjet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=c_UQ4dHAaAw