Telegrafi

Lyoni mposht PSG-në dhe e kalon në tabelë

(Foto: Twitter/Olympique Lyonnais)

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Olympique Lyonnais në ndeshjen e xhiros së 14-të në Ligue 1.

Kampioni francez ishte nikoqir në stadiumin Parc de Princes dhe pritej që të rikthehej në krye të tabelës, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Tino Kadewere e shënoi golin në vlerën tri pikë në pjesën e parë (35’), pas asistimit nga Karl Toko Ekambi.

(Foto: Twitter/Olympique Lyonnais)

Fraksioni i dytë nuk dhuroi gola, ashtu që mysafirët iu gëzuan triumfit, tri pikëve të plota dhe ngritjes në tabelë.

Falë kësaj fitoreje, Lyoni është ngritur në vendin e dytë në tabelë me 29 pikë, aq sa ka edhe lideri Lille.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germaini është zhvendosur në pozitën e tretë në tabelë, me një pikë më pak se pozitat e para. /Telegrafi/

https://youtu.be/JQ8w-CZj9Nc