Ndeshja e parë e 1/8-tës së Ligës së Evropës ndërmjet Lyonit dhe Romës, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4-2.
Pjesa e parë e takimit u takoi mysafirëve nga Italia, të cilët shënuan dy gola dhe shkuan në pushimin në epërsi.
Megjithatë, të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e tetë të ndeshjes, mbrojtësi Mouctar Diakhaby shënoi me kokë pas një asistimi nga Rafael.
Pas këtij goli, Roma arriti të kthehet më dy gola, ku së pari ishte Mohamed Salah, që në minutën e 20 shfrytëzoi një gabim të një mbrojtësi të Lyonit dhe nuk gaboi përball portierit për 1-1.
Goli i epërsisë nga Roma erdhi në minutën e 33, ku pas harkimit të Daniele De Rossit më së miri u gjet në zonë mbrojtësi Federico Fazio, që shënoi me kokë për 2-1 dhe qoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.
Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi e gjitha vendasve që arritën të kthehet në lojë dhe të shënojnë dy gola, duke rikthyer epërsisë.
Fillimisht ishte mesfushori Corentin Tolisso, i cili shënoi një gol të bukur vetëm dy minuta pasi filloi kjo pjesë dhe barazoi gjithçka.
Goli i epërsisë erdhi nga francezi Nabil Fekir, që shënoi një supergol në minutën e 74 apo vetëm tre minuta pasi hyri në lojë nga banka rezervë dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 3-2.
Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat patën edhe disa raste tjera për gol, por golin e gjeti vetëm Lyoni që arritën të shënojnë edhe një gol në minutat shtesë me anë të futbollistit të tyre kryesor, Alexandre Lacazzete, i cili vulosi rezultatin përfundimtar dhe një fitore të madhe të Lyonit 4-2 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Evropës. /Telegrafi/
That's a hell of a finish by #Lacazette. Great game too. pic.twitter.com/9B0WdSKQFu
— W9d (@baker9d14) March 9, 2017