Olympique Lyon ka nxjerrë në shitje fanellën e Corentin Tolisso me numrin 5.
Fanella e kampionit të botës të vitit 2018 shitet për 112 euro në faqen e klubit (90 euro fanella, 22 euro për personalizimin e saj).
Shumë fansa e kanë blerë tashmë. Por ka një problem? Vetë Tolisso ka thënë në rrjetet e tij sociale se nuk do të luajë me atë numër në Ligue 1.
Comme une évidence… ✍🏾❤️💙🦁🖖🏾 #imback @OL pic.twitter.com/DhsRtt3qA5
— Corentin Tolisso (@CorentinTolisso) July 1, 2022
Gjatë debutimit të tij me Lyon, midis viteve 2014 dhe 2017, lojtari luajti me numrin 24 për herë të parë, përpara se të kalonte në fanellën me numrin 8.
Gjatë pesë sezoneve të tij në Bayern Munich, francezi veshi fanellën me numrin 24 në Bundesligë.
Një numër që mbahet tani nga mesfushori Johann Lepenant në Lyon. Numri 8, nga ana e tij, i përket Houssem Aouar, megjithëse nuk është e sigurt që do të mbetet në Lyon.
Numéro provisoire ! Je ne jouerai pas avec en championnat. https://t.co/wG0cETBK0O
— Corentin Tolisso (@CorentinTolisso) July 27, 2022
Ajo që është e sigurt është se numri ‘5’ është “një numër provizor” , sipas vetë Tolisso, ku 27-vjeçar vet e shkroi në llogarinë e tij në Tëitter. /Telegrafi/