Site icon Telegrafi

Lyon fillon revolucionin në klub – Juninho dhe Silvinho në postet kryesore sportive të klubit

Ishte paralajmëruar më parë dhe tani është zyrtare, pasi Sylvinho dhe Juninho kanë marr postet drejtuese, si trajner dhe drejtor sportiv te Lyon.  

Olympique Lyon e ka komunikuar largimin e Bruno Genesios, ndërsa e ka emëruar në stol si trajnerin e ri të skuadrës brazilianin Silvinho, i cili ka punuar si ndihmës i Roberto Mancinit te Interi në të kaluarën.

Ai ka qenë edhe si ndihmës i Tites te kombëtarja braziliane, ndërsa së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si trajner i përfaqësueses olimpike braziliane.

Ndërkohë që bashkë me Sylvinhon te Lyon u zyrtarizua edhe rikthimi i ish-mesfushorit legjendar Juninho Pernambucano.

44-vjeçari është emëruar drejtori i ri sportiv i Lyon. /Telegrafi/

Exit mobile version