Java e tetë në Ligue 1 sjell derbin ndërmjet Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet në Groupama Stadium.
Kampioni francez ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë xhirot e para dhe është lider i kampionatit.
Ndërkaq, Lyoni është në vend të pestë me 13 pikë, nga katër fitore, një barazim dhe dy humbje.
Skuadrat që do të luajnë nga fillimi i ndeshjes janë zgjedhur nga trajnerët Peter Bosz dhe Christophe Galtier.
Formacioni startues i Olympique Lyonnais: Lopes; Gusto, Thiago Mendes, Lukeba, Tagliafico; Tete, Caqueret, Tolisso, Toko Ekambi; Dembele, Lacazette.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Danilo Pereira; Hakimi, Verratti, Fabian Ruiz, Nuno Mendes; Messi; Mbappe, Neymar.
/Telegrafi/