Olympique Lyonnais dhe Bayern Munichu zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të vendoset edhe finalisti i dytë.
Takimi zhvillohet sonte (e mërkurë) në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës, me fillim në orën 21:00, ku do të përcaktohet skuadra që do ta sfidojë Paris Saint Germainin të dielën mbrëma.
Të rejat e skuadrave
Lyon
Për befasi, Karl Toko Ekambi ka luajtur nga fillimi në dy ndeshjet e fundit të Lyonit në Ligën e Kampionëve duke zënë vendin e Moussa Dembele.
Mirëpo, sulmuesi francez u inkuadrua nga banka rezervë në çerekfinale ndaj Manchester Cityt duke i shënuar dy gola dhe në këtë mënyrë Rudi Garcia do të ketë kokëçarje se kë ta angazhojë nga fillimi.
Veç kësaj, nuk pritet ndonjë tjetër ndryshim i madh në formacionin startues të Lyonit, ku 20-vjeçari Maxence Caqueret pritet të luajë në qendër të mesfushës së bashku me talentët Bruno Guimaraes dhe Houssem Aouar.
Mungesa: Nuk ka.
Bayern Munich
Benjamin Pavard është kthyer në stërvitje me baravarezët para ndeshjes gjysmëfinale, mirëpo Hans-Dieter Flick nuk pritet ta rrezikojë.
Për më shumë, trajneri i Bayernit nuk e ka në plan ta ndryshojë skuadrën që e turpëroi Barcelonën me rezultat 8-2 në çerekfinale. Kjo do të thotë se Joshua Kimmich do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Thiago Alcantara dhe Leon Goretzka do të vazhdojnë në qendër të mesfushës.
Kingsley Coman është rikuperuar për lojë, por Ivan Perisic ka luajtur mirë në mungesë të tij dhe pritet ta ruajë vendin në njëmbëdhjetëshin startues.
Transferi i kësaj vere, Leroy Sane, nuk mund të luajë për Bayernin derisa të fillojë sezoni 2020/2021.
Mungesa: Benjamin Pavard (në dyshim për shkak të lëndimit), Leroy Sane (i padisponueshëm).
Formacionet e mundshme
Statistika
Bayerni i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet e fundit të Ligën e Kampionëve.
Bavarezët kanë shënuar së paku tre gola në tetë prej nëntë takimeve të fundit në garën më të madhe evropiane për klube.
Bayerni i ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Lyonit në të gjitha garat ku janë takuar.
Parashikimi
Lyoni e eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve me një fitore befasuese prej 3-1 duke ia pamundësuar Pep Guardiolas që të luante kundër ish-klubit të tij, Bayern Munich.
Bayerni e nëpërkëmbi Barcelonën në sfidën tjetër çerekfinale me rezultat 8-2 që kujtoi kohën kur Gjermania e demoloi Brazili (7-1) në Kampionatin Botëror të vitit 2014.
Padyshim se bavarezët janë favoritë për këtë përballje gjysmëfinale, mirëpo skuadra franceze nuk duhet nënvlerësuar, kur kihet parasysh se në dy fazat e fundit i kanë eliminuar Juventusin dhe Cityn.
Edhe pse faza defensive e Bayerni ka vend për përmirësim, fuqia ofensive e ekipit gjerman konsiderohet e papërballueshme për Lyonin.
/Telegrafi/
Olympique Lyonnais vs Bayern Munich – Cila mendoni se do të jetë skuadra fituese dhe cili do të jetë rezultati sipas jush? Shprehuni në hapësirën për komente.