Site icon Telegrafi

Lyon 4-2 Roma, vlerësimi i futbollistëve (Foto)

Lyon ka marr një fitore të madhe 4-2 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Evropës.

Skuadra e Romës nuk ka mundur ta mbaj epërsinë e pjesës së parë prej 2-1, pasi janë befasuar nga Lyoni që ka shënuar tre gola në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Lyoni i ‘çmendur’ mposht Romën me rikthim (Video)

Golat në këtë takim u shënuan nga Mouctar Diakhaby (8’), Corentin Tolisso (47’), Nabil Fekir (74’) dhe Alexandre Lacazette (90+) për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Mohamed Salah (34’) dhe Federico Fazio (33’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje është sulmuesi Lacazette, i cili është notuar me 9.0, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Juan Jesus, që u vlerësua me 6.1. /Telegrafi/

Lyon:

Te Lyoni paraqitje superiore patën edhe Valbuena, Tolisso e Fekir

Roma:

Te Roma dështuan edhe Alisson, Manolas e Nainggolan
Exit mobile version