Telegrafi

Lyon  2-2 Manchester City: Cornet shënon dy herë dhe merr epitetin e lojtarit të ndeshjes

Maxwel Cornet . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Lyon dhe Manchester City kanë barazuar 2-2 në një ndeshje që francezët ishin dy herë në epërsi, por u desh të pajtohen me një pikë.

Manchester City ka kaluar tutje pasi tani ka 10 pikë.

Sulmuesi 22 vjeçar, Maxwel Cornet, shënoi dy herë dhe ishte yll i kësaj mbrëmje.

Golat e bukur ia dhanë atij epitetin e lojtarit të ndeshjes, duke u notuar me 9.5.

Mephis Depay dhe Houssem Aouar janë të dy të vlerësuar lartë nga Lyon.

Te Manchester City lartë u vlerësuan Aguero, Mahrez dhe Laporte.

Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë portieri  Ederson me 6.2.

Lyon duhet ta kërkojë kualifikimin si mysafir i Shakharit. /Telegrafi/