Site icon Telegrafi

LVV-ja prinë në Prizren bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje në Prizren prinë me vota në raport me subjektet tjera politike.

KQZ në platformën e saj ka raportuar se në Prizren janë numëruar 91.10% të votave, ku LVV ka marrë 40.78%, PDK ka marrë 22.85%, LDK ka marrë 10.66% dhe AAK-Nisma ka marrë 4.77% të votave.

Vëzhguesit nga Demokracia në Veprim kanë bërë të ditur se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë demokratike pa ndonjë parregullsi të theksuar. /Telegrafi/

Exit mobile version