Poezi nga: Rabindranath Tagore
Përktheu: Maksim Rakipaj
Mos qoftë e thënë rrezikut t’i fshihem,
por pa frikë përballë t’i dal.
Mos qoftë e thënë të ankohem prej dhimbjeve,
por paça zemër që t’i mund.
Mos qoftë e thënë të kërkoj ortakë në luftën e jetës,
më rrofshin krahët e mi.
Mos qoftë e thënë me ankth të përgjërohem për shpëtim,
shpresa dhe durimi mos më mungoftë sa të fitoj lirinë.
Frikën mos ma shtjerë në zemër,
ndjefsha përdëllimin Tënd veç në fitoren time.
Por e gjetsha shtrëngimin e dorës Tënde në humbsha.