Site icon Telegrafi

Lutfi Haziri takon skuadrën e Dritës që u shpall kampion i Kosovës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot futbollistët e klubit të futbollit Drita, në krye me drejtorin Feti Murseli, pas shpalljes kampion në Superligën e Kosovës.

Kryetari Haziri ka uruar ata për këtë sukses të jashtëzakonshëm, i cili tashmë i dërgon në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“Jam krenar që për herë të dytë si kryetar Komune po e përjetoj titullin e kampionit të FC Drita. Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit. Na keni bërë nder si Gjilan e Anamoravë dhe besoj që me këtë kupë në garat evropiane do t’i nderoni të gjithë shqiptarët kudo”.

“Kjo shtëpi është e juaja dhe ka qenë edhe në ditët më të rënda për klubin. Uroj futbollistët, kryetrajnerin Bekim Isufi, pronarët Flamur Bunjaku e Valon Murseli, drejtorin e klubit Feti Murselin dhe Intelektualët”.

“Me padurim po e pres shortin në kualifikimet për Ligwn e Evropws”, ka thënë Haziri

Drejtori i FC Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe ndaj klubit për të arritur këtë suksese, ndërkaq ka shfaqur besimin që e sukseseve edhe në garat evropiane.

Fjalë falënderimi për kreun e Gjilanit pati edhe kryetrajneri, Bekim Isufi.

“I shprehim falënderim kryetarit Haziri i cili ka qenë gjithmonë afër klubit. Ka qenë privilegj dhe kënaqësi ta sjellim kupën pas sa viteve në Gjilan”.

“Merita më e madhe e kësaj arritje janë këta djelmosha, të cilët kanë dhënë maksimumin për të arritur këtu ku jemi dhe na kanë bërë krenarë të gjithëve”, ka deklaruar para gazetarëve kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi. /Telegrafi/

Exit mobile version