Site icon Telegrafi

Lutfi Haziri: LDK ka filluar rikthimin në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja ka nisur rikthimin e saj të fuqishëm në Gjilan.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haziri falënderoi qytetarët që morën pjesë në fushatën elektorale dhe mbështetën programin e partisë.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të LDK-së në Gjilan, dhe na pret shumë punë dhe angazhim deri në vjeshtë,” tha Haziri, duke shtuar se qytetarëve të Gjilanit do t’u ofrohet formë, besim, shpresë dhe dashuri.

Ai gjithashtu premtoi që do të punojnë për të kthyer dashurinë e qytetarëve dhe për të siguruar përfaqësim të denjë në Kuvend.

Haziri theksoi se LDK-ja do të mbetet e angazhuar për Gjilanin, duke u zotuar se “Gjilanin e duam pa kusht.”

Exit mobile version