Site icon Telegrafi

Lushtaku: Fusha e lojës e vështirë, nëse nuk do të pësonim menjëherë do të fitonin thellë

Ndeshja mes Llapit dhe Drenicës e zhvilluar në Merdare përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u prononcua për media, duke thënë se fusha ishte e vështirë për të luajtur.

“Ndeshjen besoj që e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht terrenit i cili ka qenë shumë i vështirë për t’u luajtur”.

“Fusha shumë e papërshtatshme ishte fajtori kryesor pse nuk shënuam gol. Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol”.

“Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mi në këtë ndeshje”, ka thënë Lushtaku për Art Sport. /Telegrafi/ 

Exit mobile version