Studimet më të fundit shkencore kanë vërtetuar hipotezën se emocionet pozitive përkthehen në një rritje të aktivitetit neutral në lobin prefrontal të majtë, (pjesa përkatëse e kores së trurit nën anën e majtë të ballit), gjë kjo lehtësisht e matshme përmes instrumenteve përkatëse.
Lumturia, ose të paktën ideja e lumturisë, është e domosdoshme për të jetuar. Kur jetohet një moment i bukur, ritmi kardiak zvogëlohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar përmirësohen. Kush është i lumtur ka më shumë imunitet ndaj sëmundjeve.
Lumturia pra është një impuls jetësor, që na bën mirë e na motivon për të bërë përpara. /Telegrafi/