Presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo, ka thënë me sarkazëm se VAR është pozitiv për shkak të penalltive kundër Juventusit që nuk i kishin parë më herët.
VAR (asistentët e videos) kanë bërë një debutim të përzier në Serie A, por Pozzo ka ndarë mendimin e tij që është pozitiv për këtë sistem.
“VAR duhet të përpunohet, por unë jam i kënaqur me të”.
“Ajo që është parë deri më tani ka qenë pozitive, si dënimet kundër Juventusit që nuk i kanë parë”.
“Është diçka që na siguron dhe na qetëson. Unë kam pasur 33 vite të vështira, por tani ndihem i sigurt … “, ka thënë Pozzo. /Telegrafi/