Site icon Telegrafi

Lumbardhi prezanton një udhëtim kinematografik për përkatësinë dhe drejtësinë

Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon më 19 mars prej orës 20:00 në hollin e Kino Lumbardhit në Prizren.

“Këtë të mërkurë ndjekim historinë e Soraya-s, e cila rikthehet në vendin e të parëve të saj pas jetës në Brooklyn dhe udhëtimi i saj shndërrohet në një përballje me burokracitë, kufijtë dhe realitetin e vështirë të të jetuarit në një vend të zaptuar. Ajo takon Emadin, një të ri palestinez i cili krejt ndryshe nga ajo dëshiron të ikë, por nuk ka asnjë rrugë që mund të ndjekë”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se ky film është një reflektim i fuqishëm mbi përkatësinë, kujtesën dhe përpjekjen për drejtësi.

Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar në Kino Lumbardhi në Prizren gjatë muajit mars shfaq përmbledhjen “Cinema of the Displaced: Voices from Palestine”. /Telegrafi/

Exit mobile version