Site icon Telegrafi

Lulz Security pret sygjerime për sulme kibernetike në telefon

Lajmi është konfirmuar nga vetë hakerat të cilët kanë publikuar numrin 614 në Twitter së bashku me fjalëkalimin LULSEC. Nëse e telefonon do tju shfaqet zëri i regjistruar i një personi që flet një anglishte me theks francez. Pasi të dëgjoni të gjithë mesazhin, ju mund të lini emrin e kompanisë të cilën sygjeroni të sulmoni, bashkë me një arësye.

Ne pesë orët e para pas publikimit të këtij numri, janë regjistruar 2500 mesazhe ndersa kanë ardhur 5 mijë thirrje të humbura. Sulmi me i fundit i zhvilluar nga hakerat e Lulz Security ka qënë ai mbi adresen e Senatit Amerikan, ndërsa ai më i bujshmi, ai ndaj kompanisë Sony. /Telegrafi/  

Exit mobile version