Telegrafi

Lulic: Humbja më e ëmbël në karrierë

Senad Lulic ka thënë se kjo ishte humbja me e ëmbël në karrierë, pasi që skuadra e tij kaloi në finale të Kupës.  

Lazio humbi 3-2, por që në ndeshjen e parë kishte fituar 2-0, ndërsa pret finalistin tjetër nga ndeshja Juventus – Napoli.

“Humbja ishte e ëmbël. E merituam finalen e Kupës së Italisë”.

“Luajtëm mirë, punuam si skuadër, dhe do ta shijojmë këtë sukses”.

“E arritëm objektivin tonë të parë që ishte arritja në finale të Kupës dhe eliminimi i Romës”, ka thënë Lulic. /Telegrafi/