Lorik Cana është një nga ata lojtarë që gjithmonë ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëlojtarët apo klubet.
Së fundmi, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ishte pjesë e Lazios, ku edhe kaloi dy sezone të bukura.
Një nga lojtarët me të cilët Cana kishte raporte të mira te klubi italian, ishte boshnjaku Senad Lulic.
Lulic në një fotografi të postuar nga Loriku në Instagram e ka sharë në shqip mbrojtësin shqiptar, por e gjitha kjo në formë shakaje. /Telegrafi/