Telegrafi

Lulet dhe rrjedha e energjisë

Në këndet e hapësirës së banimit rëndom grumbullohet energjia e harruar, e pashfrytëzuar, andaj me vendosjen e luleve që kanë formë kaçube apo lule që rriten shumë do të zgjidhin grumbullimin e energjive të tilla dhe do të nxisin rrjedhën e saj. Në korridoret e gjata është e nevojshme që pengohet rrjedha e shpejtë e energjisë: nëse e vendosim lulen në mes të korridorit, energjinë do ta ngadalësojmë dhe do ta bëjmë të dobishme.

Dy apo më shumë këshilla
Caktojeni ditën e posaçme në javë kur do t’u kushtoni pak më shumë kohë luleve tuaja shtëpiake. Me kujdes të drejtë, me heqjen e luleve dhe fletëve të vyshkura e të thara, me prerjen e rregullt të degëve, me shtimin e ushqimit në dheun e tyre, lulet do të kenë kushte të shkëlqyeshme për rritje dhe zhvillim.

Njëra nga rekomandimet është që secilës lule në banesë apo në shtëpi t’i dhuroni ndonjë kujdes siç janë mirëmbajtja e shëndetshme, mirëqenia, avancimi në karrierë, puna e mirë, suksesi në shkollë apo ngritja e vetëbesimit. Duke shikuar lulet tuaja se si rriten, do të rritet edhe vetëbesimi juaj. Me heqje të çdo flete të venitur dhe të tharë do t’i liroheni edhe ju nga sjelljet e vjetra negative dhe do t’i plotësoni me ato pozitive. I gjithë mundi rreth kujdesit të luleve shumëfish do t’ju kthehet nëpërmjet bukurisë së tyre dhe krijimit të rrezatimit të energjisë pozitive. /Telegrafi/