Telegrafi

Luka Modric: Kemi lozur me anglezët, nuk do të ndalemi me kaq

MOSCOW, RUSSIA - JULY 11: Luka Modric of Croatia celebrates victory following the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)

Kroacia është në finalen e Kampionatit Botëror!

Skuadra e Zlatko Dalic u kthye në gjysmëfinalen dramatike për ta mposhtur Anglinë dhe do të luajë për titullin e kampionit të botës kundër Francës.

Anglezët të parë krijuan epërsi në minutën e pestë përmes Kieran Trippierit, por Ivan Perisic barazoi në të 68-in, gjersa Mario Mandzukic shënoi golin e fitores në të 109 minutë.

Luka Modric duke dribluar Dele Allin dhe Jordan Hendersonin (Getty Images)

Pas takimit ka folur mesfushori kroat dhe kapiteni i kombëtare, Luka Modric, i cili ka pohuar se kanë pasur paraqitje fenomenale pas pësimit të golit të parë.

“Ne kemi luajtur një ndeshje fenomenale pas pranimit të golit. Kemi lozur me ata edhe pse të gjithë thanë se jemi lodhur dhe nuk jemi gati fizikisht, por kjo nuk është treguar në fushë. Shumë keq që ne përsëri është dashur të luajmë në kohën shtesë, por falënderoj Perëndinë që nuk dërgoj punën dëm. Ne treguam karakter. Gjatë kampionatit tre herë kemi përmbysur rezultatet, ku edhe këtë herë besuam se do të ktheheshim”, tha Luka Modric.

Lexo po ashtu Fotografia e ditës: Rama poston një pozë të përbashkët me presidenten e Kroacisë

“Unë nuk dua të ndalemi këtu, sepse kemi ardhur këtu për diçka më shumë. Ne nuk ishim favorit, ne ishim të përulur dhe shkuam hap pas hapi. Por ne kishim besim të madh. Prej kur jam këtu, kësi besimi kurrë nuk kam parë te kombëtarja”, shtoi Modric.

Theksojmë se Kroacia në finalen e së dielës do të takohet me Francën në Luzhniki Stadium me fillim në ora 17:00. /Telegrafi/