Telegrafi

Luka Modric fitoi Topin e Artë, reagon ashpër familja e Cristiano Ronaldos

Luka Modric ka fituar për herë të parë çmimin më prestigjioz individual në futboll – Topin e Artë.

Kjo ka bërë që një ndër pretendentët, Crisitano Ronalo që të mbetet me pesë çmime të tilla të fituara në të kaluarën.

Pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka reaguar ashpër motra e futbollistit të kombëtare së Portugalisë.

“Fatkeqësisht, kjo është bota ku jetojmë, e kalbur, me mafia dhe para të fëlliqura. Fuqia e zotit është më e madhe se e gjithë kjo qelbësirë. Zotit i duhet kohë, por nuk harron”, ka shkruar motra e Ronaldos, Elma Aveiro.

Lexo po ashtu Publikohen votat e Kosovës dhe Shqipërisë për Topin e Artë

Kroati i Real Madridit në këtë formë ka ndalur dominimin prej një dekade të CR7 si dhe Lionel Messit të Barcelonës.

Theksojmë se Ronaldo morri më pak vota se ish-bashkëlojtari duke u renditur në pozitën e dytë.

Ndryshe, Luka bëhet lojtari i parë i kombësisë kroate që e ka fituar një çmim të tillë prestigjioz. /Telegrafi/