Telegrafi

Luis Suarez zbarkon në vendlindjen, bashkohet me Nacionalin

Luis Suarez ka mbërritur këtë të diel në vendlindjen e tij. Uruguaiani këtë herë nuk ka udhëtuar për pushime apo për kombëtaren, por për të vijuar karrierën.

Ai rikthehet në ekipin ku debutoi si futbollist profesionist në vitin 2005, Nacional.

Si lojtari ashtu edhe tifozët janë shfaqur të emocionuar për këtë ribashkim.

Lojtari ka pozuar i lumtur para kamerave me fanellën që do të veshë tani e tutje.

Gjithashtu Suarez ka pozuar edhe me këngëtarin kolumbian, Sebastián Yatra, duke i dedikuar atij një fanellë të Nacional.

Prezantimi ka qenë festë e madhe, Suárez dhe familja e tij janë mbështetur nga klubi dhe nga tifozët, që janë shumë të lumtur që mund të shohin të bëjë magji me topin përsëri në ekipin ku filloi gjithçka.

Sulmuesi do të luajë me numrin 9 dhe do të debutojë të mërkurën, në orën 0:15, në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana kundër Atletico Goianense. /Telegrafi/