Telegrafi

Luis Suarez shënoi supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Brazilit

Luis Suarez ka shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit në humbjen e Uruguait ndaj Brazilit në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

Kombëtarja e Uruguait është mposhtur me rezultat të thellë 4-1 nga Brazili në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Goli i vetëm në këtë humbje të Uruguait u shënua nga sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez.

Lexo po ashtu Brazili fiton thellë ndaj Uruguait, Argjentina me vështirësi ndaj Perusë

Suarez shënoi një suergol nga gjuajtja e lirë për të ngushtuar rezultatin në 3-1.

Ky gol i Suarezit erdhi në minutën e 77-të të ndeshjes dhe po vlerësohet lehtë nga tifozët e futbollit. /Telegrafi/