Luis Suarez ka shënuar dy gola në fitoren 1-2 të Atletico Madridi në udhëtim te Eibari në kuadër të javës së 19-të në La Liga.
Sulmuesi uruguaian po kalon nëpër një formë të lartë këtë sezon me skuadrën e Atletico Madridin, pasi po shënon vazhdimisht.
I tillë ishte edhe në fitoren e së enjtes mbrëma, ku Suarez ia siguroi fitoren Atleticos me dy gola ndaj Eibarit.
⏱ 90'+4’ | #EibarAtleti 1⃣-2⃣
¡¡𝗙𝗜𝗡𝗔𝗔𝗔𝗟!! ⏹ ¡VICTORIA! ¡3⃣ puntos trabajadísimos en un campo dificilísimo!
🏧 ᴀᴛʟᴇᴇᴇᴇᴛɪ!!
🔴⚪#AúpaAtleti pic.twitter.com/o3Zvo6PC8L
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 21, 2021
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 40-të dhe ishte i bukur edhe për faktin se barazoi shifrat në 1-1.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli përsëri Suarez (89’), i cili shënoi një penallti në stilin ‘panenka’ duke siguruar fitoren 1-2.
🄻🄰 📸 🄳🄴🄻 🄿🄰🅁🅃🄸🄳🄾
BIGOLEADOR:
✌@LuisSuarez9✌🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/b7XBYBehnI
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 21, 2021
Me këto dy gola, ylli uruguaian shkon në shifrën e 11 golave këtë sezon dhe barazon shokun e tij, Lionel Messi, në vendin e parë të realizatorëve.
Përvec kësaj me golat e tij dhe fitoren e ekipit, Atletico betonon pozitën e parë me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë Real Madridi që ka një ndeshje më shumë. /Telegrafi/
⚽🔫 40' @LuisSuarez9
⚽🔫 89' @LuisSuarez9Highlights from a big win for @atletienglish tonight! ❤️🔝🤍
👉 https://t.co/qTyciS8dMP pic.twitter.com/Yx65LWdeTF
— LALIGA TV (@LaLigaTV) January 21, 2021