Telegrafi

Luis Suarez mbetet ‘vrasësi’ i vjetër, shënon het-trik brenda vetëm 19 minutave për Gremion

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez shënoi një het-trik të shkëlqyer për vetëm 19 minuta lojë për Gremion, mes thashethemeve për një ribashkim me Lionel Messin te Inter Miami.

Të enjten mbrëma apo mëngjesin e sotëm (e premte) me orën tonë lolake, skuadra braziliane Gremio u përball kundër Botafogo FR në Superligën e Brazilit.

Skuadra e Gremios e gjeti veten në disavanazh 3-1 në pjesën e parë, por uruguaiani ndryshoi nivelet dhe fituesin në pjesën e dytë, duke shënuar het-trik.

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës shënoi golin e parë në minutën e 50-të, më pas tre minuta më vonë shënoi golin e dytë personal, atë të barazimit 3-3.

 

Në minutën e 69-të, Suarez përfundoi het-trikun e tij, ndërsa Gremio shkoi për të shënuar një fitore të shkëlqyer me rezultat 4-3.

36-vjeçari ka dëshmuar se ai është ende një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë, pasi ai vazhdon të lidhet me një kalim në skuadrën e MLS, Inter Miami.

Lexo po ashtu Inter Miami arrin marrëveshje me Luis Suarez, uruguaiani afër ribashkimit me Messin

Suarez pritet të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Messi, në Miami përpara sezonit 2024/25 në Mayor League Soccer.

Sipas ESPN, Suarez tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare me opsion për një sezon të mëtejshëm me klubin nga Florida. /Telegrafi/