Site icon Telegrafi

Luis Suarez me lot në sy flet me familjen e tij pasi u shpall kampion i Spanjës me Atletico Madridin

Luis Suarez është parë shumë i emocionuar pas ndeshjes me Real Valladolidin ku skuadra e tij fitoi 2-1.

Suarez shënoi golin e fitores ndaj Real Valladolid ku “Los Colchoneros” u shpallën kampionë të La Ligas, që është hera e 11-të në histori të klubi.

34 vjeçari shënoi 21 gola në këtë kampionat dhe ishte njëra nga figurat kryesore të rrugëtimit të Atletico Madridit për titullin kampion.

 

Pas ndeshjes ai deklaroi se është i lumtur që kur Barcelona e largoi Atletico i hapi dyert për ta dëshmuar vetën dhe për këtë do të jetë gjithmonë falënderues klubit.

Ai pas ndeshjes u pa duke folur me familjen e tij në një lidhje telefonike, ku nuk mundi të përmbahej nga emocionet, ku i rrodhën edhe lotët.

Suarez ka edhe një vit kontratë me klubin nga Madridi./Telegrafi/

Exit mobile version