Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i ka vënë vetes synim të rinovojë kontratën me Atletico Madridin, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2022.
Suarez mbetet njëri nga qendërsulmuesit më të rrezikshëm në botën e futbollit, me pesë gola deri më tani këtë sezon për Atletico Madrid.
Kjo e bën atë golashënuesin më të mirë të klubit për momentin, edhe pse ata kanë në sulm edhe Antoine Griezmann, Angel Correa, Joao Felix dhe Matheus Cunha. Suarez gjithashtu shënoi 21 vitin e kaluar kur Atletico fitoi La Ligan.
Sipas gazetës Marca, uruguaiani ndihet sigurt se ai mund të vazhdojë të performojë në nivelin më të lartë dhe do të dëshironte të qëndronte në Atletico përtej verës së vitit 2022.
Kjo është kur kontrata dyvjeçare që ai nënshkroi pasi mbërriti nga Barcelona do të skadojë, por ai shpreson të qëndrojë në Wanda Metropolitano më gjatë se kaq.
Tani për tani, Atletico Madrid dëshiron të presë dhe të shohë se si Suarez evoluon fizikisht gjatë muajve të ardhshëm.
Ata e dinë se ai ka ende një instinkt natyral për të shënuar gola dhe e dinë se nënshkrimi i një numri 9 tjetër në afarit e verës 2022 nuk do të jetë i lehtë apo i lirë, por ata duan të presin tani për të parë se si është trupi i 34-vjeçarit gjatë gjithë sezonit 2021/22.
Simeone do të mbështeste Luis Suarez
Në çdo rast, Suarez mund të llogarisë në mbështetjen e Diego Simeones. Argjentinasi ishte kyç në sjelljen e sulmuesit në klub dhe gjithmonë e ka mbështetur atë, edhe kur lojtari kaloi nëpër forma të dobëta gjatë sezonit.
Duke pasur parasysh moshën e uruguaianit, Simeone me siguri do ta bëjë pjesë të rotacionit më shumë këtë vit se vitin e kaluar. Megjithatë, Suarez mund të mbetet i dobishëm për Los Colchoneros këtë sezon dhe madje edhe më gjerë.
Suarez dhe pensionimi i tij ndërkombëtar
Me Suarez të vendosur për të luajtur për vendin e tij në Kupën e Botës 2022 në Katar, ai do të donte të luante ende në La Liga në muajt para atij turneu.
Nëse do të mundte, ai do të donte të luante ende për Atletico Madridin. /Telegrafi/