Luis Enrique ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar të Paris Saint-Germain në ndeshjen e javës së parë ndaj Lorient në Ligue 1, ku nuk ka ftuar tre yje të ekipit.
PSG do ta nis sot (e shtunë) mbrojtjen e titullit në Ligue 1, ku pret Lorentin në “Parc des Princes” nga ora 21:00.
Trajneri Luis Enrique ka publikuar në mëngjes listën me 20 lojtarë të ftuar për takimin e vlefshëm për javën e parë.
🆗 The Parisian squad to welcome Lorient at the Parc des Princes!
🔴🔵 #PSGFCL pic.twitter.com/BZKaPyL1tk
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 12, 2023
Megjithatë, ajo që vërehet është mungesa e tre yjeve të ekipit, ku i prinë Kylian Mbappe, i cili ka shkaktuar probleme shkaku që as nuk po rinovon kontratën dhe as nuk po largohet.
Përveç Mbappes, Enrique nuk ka ftuar as yllin brazilian Neymar Junior dhe as mesfushorin italian, Marco Verratti.
Kylian Mbappé, Neymar Jr and Marco Verratti are OUT of Paris Saint-Germain squad for tonight’s Ligue1 game 🚨⚠️
“My actions will speak for my decisions”, Luis Enrique said yesterday. pic.twitter.com/kCRVMKngKC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2023
Të dy lojtarët e lartpërmendur nuk bëjnë pjesë në planet e Enriques dhe drejtuesit e klubit i kanë këshilluar të gjejnë klube të reja.
Në anën tjetër, të ftuar për këtë ndeshje janë transferimet e reja si Milan Skriniar, Marco Asensio, Manuel Ugarte, Goncalo Ramos, Cher Ndour, Lee Kang-In dhe Arnau Tenas. /Telegrafi/