Site icon Telegrafi

Luis Enrique mund ta merr drejtimin e Dortmundit

Enrique, pritet të emërohet trajner i Barcelonës

Luis Enrique aktualisht është i papunë dhe po shijon pushimet me familjen.

Por, trajneri spanjoll shumë shpejt mund të angazhohet ani pse ai ka pohuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë deri në muajin qershor.

E gjithë kjo pasi që ish-strategun e Barcelonës, Enriquen po e kërkon skuadra gjermane e Borussia Dortmundit.

Trajneri 47-vjeçar më parë ka drejtuar skuadra si Celta Vigo, Celtic, Barcelona B dhe Barcelonën

Kjo e fundit ka pësuar katër humbje dhe dy barazime në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, e cila e ka vendosur në pozitë të vështirë trajnerin, Peter Bosz.

Borussia Dortmund është në vendin e pestë të Bundesligës për momentin, një pozitë e pazakontë për një ekip që ka rivalizuar “sup më sup” me Bayern Munich.

Theksojmë se pos spanjollit kandidat të tjerë që përfliten janë edhe trajneri Lucien Favre, trajnerit aktual të Nicës si dhe Laurent Blanc, ish-trajner i PSG-së.

Ndryshe, 47-vjeçari si trajner ka fituar dy herë titullin e La Ligas dhe një herë të Ligës së Kampionëve me Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version