Telegrafi

Luis Enrique kërkon falje për dështimin e Spanjës në Kupën e Botës

Luis Enrique nuk është më përzgjedhës i Spanjës, ku u largua dy ditë pasi Spanja u eliminua me penallti nga Maroku në 1/8 e Kupës së Botës në Katar.

Ai e drejton kombëtaren spanjolle që nga korriku i vitit 2018, ndërsa me federatën spanjolle kishte kontratë deri në fund të këtij viti.

Enrique që shihet si një nga trajnerët më të mirë në botë, ka folur pas largimit.

“Lojtarëve, të cilët ishin shembull i sjelljes së mirë dhe që ndoqën idenë, më vjen keq që nuk munda t’ju ndihmoja më shumë. Për asistentët, të cilët punuan pa u lodhur për të siguruar që lojtarët dhe stafi të kishin gjithçka që u nevojitej. Ishte  kënaqësi të isha pjesë e kësaj me ty”.

“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, një mesazh për tifozët që na mbështetën gjatë gjithë kohës, veçanërisht në kohë të vështira. Është koha për të thënë lamtumirë. Vetëm një mesazh më shumë. Ajo që skuadrës i duhet tani është mbështetja në mënyrë që trajneri i ri Luis de la Fuente mund të arrijë gjithçka që duam. Le të shkojmë, Spanjë. Përgjithmonë. Faleminderit”, ka shkruar Luis Enrique.

 

De La Fuente është prej vitesh në sistemin e futbollit kombëtar spanjoll, me anë të të cilit kaloi gradualisht në postin e trajnerit të përzgjedhjes A.

Si lojtar, ai luajti te Athletic Bilbao dhe Sevilla, dhe ai gjithashtu drejtoi klubin bask si trajner përpara se të merrte ekipin kombëtar U-18 në vitin 2013. Ka qenë kampion i Evropës me U-21 dhe U-19. /Telegrafi/