Site icon Telegrafi

Luis Enrique ka kontratën trevjeçare në tavolinë

(Foto: Twitter/Radioestadio)

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është duke i shijuar pushimet pas Kampionatit Botëror, por duket se mund të ketë shansin të kthehet në punë këtë verë.

Supozohet se ai ishte në listën e ngushtë të Brazilit për rolin e trajnerit, por Sport thotë se ai tani ka hequr dorë. Carlo Ancelotti mbetet favorit nëse largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

Megjithatë Javier de la Pena raporton se ai tashmë ka një ofertë në tavolinë. Ai i tha El Chiringuitos se Atletico Madrid i ka ofruar atij një marrëveshje trevjeçare.

Lexo po ashtu Enrique me kushte për Chelsean: I kërkon katër transferime, por jo njërin me të cilin është kryer marrëveshja

Megjithatë ata nuk do të shkarkojnë Diego Simeonen. Vetëm nëse argjentinasi largohet me dëshirën e tij, Luis Enrique do të ketë mundësinë të marrë drejtimin e skuadrës nga Civitas Metropolitano.

E ardhmja e Simeones ka qenë temë e shumë spekulimeve kohët e fundit, por bordi nuk guxon të rrezikojë më tej, nëse Simeone nuk ia arrin ta kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version