Site icon Telegrafi

Luis Enrique: E dinim se do të vuanim me Shqipërinë, kanë një futbollist të mirë si Armando Brojën

(Foto: Screenshot/Twitter/SEFutbol)

Spanja vuajti jo pak ndaj Shqipërisë, por në fund mori  një fitore me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Barcelonë.

Ndeshjes në RCDE Stadium, foli përzgjedhësi i spanjollëve, Luis Enrique.

Tekniku nuk shprehet i habitur me paraqitjen pozitive të kuqezinjve, pasi priste një rezistencë, ndërsa lavdëroi edhe Armando Brojën.

“E prisja një ndeshje të vështirë. E patëm theksuar edhe më parë dhe u kam thënë edhe djemve çfarë na pret. Një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të luajë mirë, kjo është Shqipëria”.

“Kemi parë disa ndeshje të Shqipërisë. Kanë një futbollist shumë të mirë si Armando Brojën. Vuajtëm jo pak për të shkuar te goli”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/

Exit mobile version