Telegrafi

Luis Alberto në luftë me Lazion: Ata blen aeroplan, nuk na paguajnë pagat tona

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto, komentoi në lidhje me aeroplanin e ri privat që klubi e ka blerë, duke thënë se do të ishte mirë që trë paguheshin pagat e prapambetura.

Gazetari i Sky Sport Italia Gianluca Di Marzio publikoi një lajm ku mesfushori spanjoll komentoi shpenzimet e presidentit Claudio Lotito.

‘Blerja e re’ e klubit po krijon polemikë, pasi Biancocelesti ka investuar në një aeroplan të ri.

Lajmi zbulon një shpërthim të Luis Alberto i cili thoshte: “Unë pashë avionin, por a ne duhet të paguajmë për të. Ata blejnë gjëra, por nuk na paguajnë”.

28-vjeçari i referohet pagave të munguara nga sezoni i kaluar, kur klube të ndryshme vendosën të shkurtojnë një pjesë të pagave gjatë bllokimit në Itali.

Ai më vonë shtoi në Instagram: “Të gjitha shumë bukur, por kur do të merremi me njerëzit që janë brenda?”, ka shkruar ai. /Telegrafi/