Një nga ndërtesat më të larta në Kinë është evakuuar, pasi që kishte filluar të lëviz e qytetarët e kapluar nga paniku filluan të vrapojnë drejt zonave më të sigurta të qytetit Shenzen.
Afro 300 metra e lartë, ndërtesa SEG Plaza në mënyrë të pashpjegueshme filloi të luhatet rreth orës 13:00, ku autoritetet menjëherë evakuuan qytetarët që ishin brenda derisa kalimtarët e rastit shikonin të habitur, transmeton Telegrafi.
Ndërtesa është mbyllur në ora 14:40 kanë bërë të ditur mediat lokale. Ajo është ndërtuar në vitin 2000 në një prej qyteteve kineze që me hapa të shpejtë është duke u zhvilluar, por kjo kullë është një prej qendrave kryesore të pajisjeve elektronike e në të ka edhe zyra.
“Pas analizimit të dhënave nga stacionet e ndryshme për përcjelljen e dridhjeve në mbarë qytetin, është konstatuar që në Shenzen sot nuk ka pasur tërmet”, është bërë e ditur nga zyrtarë lokalë.
Deri më tani nuk dihet se si organet kompetente do të veprojnë në këtë raste – në veçanti kur dihen përmasat e saj dhe mund të rrezikoj jetën e 12 milionë banorëve të këtij qyteti. /Telegrafi/