Telegrafi

Lugina kërkon të jetë pjesë e dialogut (Video)

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kërkojnë që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, shprehet se kanë kërkuar çdo herë që të jenë pjesë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se veç prezenca e shqiptarëve të Luginës në Bruksel, do të fliste shumë.

Mirëpo, pala kosovare ende nuk e di se a do t’i përfshijë në dialog me Serbinë shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Tribuna Channel/