Shumica nesh urrejmë të pastrojmë pemët, mirëpo me këtë mënyrë ajo “punë” do t’ju bëhet patjetër e lehtë.
Ka mënyra të vogla shtëpiake të cilat mund t’jua lehtësojnë përditshmërinë – si ky në këtë video!
Fjala është për pastrimin e portokallit me ndihmën e lugës së zakonshme, transmeton Telegrafi.
Portokalli është i pazëvendësueshëm sidomos dimrit, kur na janë të domosdoshme vitaminat për forcim të imunitetit, mirëpo shumica nesh urrejmë t’i qërojmë.
E njëjta gjë bëhet edhe me kivin apo me pemët e tjera që kanë lëvore.
Mirëpo falë kësaj shkathtësie, gishtat tuaj nuk do të bëhen të bëhen me lëng, por edhe pema do të mbetet e plotë. /Telegrafi/