Telegrafi

Luftime të ashpra në Nagorni-Karabak, azerët publikojnë pamjet e reja të sulmeve ajrore mbi kazermën e ushtrisë armene  

Situata në Nagorni-Karabak ka esklauar gjatë dy javëve të fundit, ku të dyja palët – Azerbajxhani dhe Armenia, akuzojnë njëra-tjetrën për inicim të konfliktit të armatosur.

Ministria azere e Mbrojtjes gjatë 27 shtatorit pati njoftuar se forcat e armatosura të Armenisë kanë granatuar përgjatë vijës kufitare në Karabak, dhe së në mesin e viktimave ka civilë dhe ushtarë, transmeton Telegrafi.

Konflikti në Nagorni-Karabak ka filluar në shkurt të vitit 1988, kur u nda nga Azerbajxhani në kohën kur ende ishte Bashkimi Sovjetik.

Në anën tjetër, autoritetet azere kanë publikuar pamje të reja nga konflikti. Në videon e re shihet sulmi ajror mbi kazermën e ushtrisë armene. /Telegrafi/