Telegrafi

Luftëtari pëson humbje të rëndë nga Ventspilis

Skuadra shqiptare, Luftëtari ka debutuar në garat evropiane.

Klubi që ishte befasia më e këndshme në kampionatin shqiptar, luajti ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Shqiptarët ishin mysafir tek skuadra nga Letonia, Ventspilis ku kanë pësuar humbje të rëndë 5-0.

Sulmuesi i talentuar nigerian, Adeleke Akinyemi ishte i pdanalshëm në këtë takim duke shënuar katër gola.

Akinyemi arriti të fitoi edhe një penallti ndërsa bashkëkombësi i tij Aiyegun e shndërroi në gol.

Kujtojmë që Akinyemi vite më parë ishte pjesë e futbollit kosovar ku veshi fanellën e Trepçës ’89.

Ndeshja e kthimit mes Luftëtarit dhe Ventspilis luhet pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/