Telegrafi

Luftë për mbijetesë: Me kë do të takohen në tri xhirot e fundit Liria, Ferizaj, Drita dhe Trepça (Foto)

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të Superligës së futbollit të Kosovës.

Lufta për mbijetesë është e ashpër ashtu sikur për t’i ikur barazhit që duhet të zhvillohet me skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt të Ligës së Parë.

Liria, Ferizaj dhe Drita do të mundohen që deri në ndeshjen e fundit t’i shmangen barazhit, transmeton Telegrafi.

Trepça do të mundohet të mbetet në ligën elitare përmes barazhit pasi që matematikisht nuk mund t’i shpëtojë rënies në një kategori më të ulët të garave kosovare.

Liria në xhirot e fundit do të përballet si vendas me Trepçën dhe Hajvalinë ndërsa si mysafirë me Feronikelin.

Ferizaj do të luajë dy ndeshje si vendas deri në fund me Gjilanin dhe Llapin ndërsa do të udhëtojnë për në Pejë, ku do të takohet me Pejën.

Edhe Drita do të luajë dy ndeshje në stadiumin e vetë kundër Hajvalisë dhe Besës ndërsa në xhiron e parafundit do të përballet me rivalin lokal të Gjilanit.

Dhe në fund, Trepça ka orar më të vështirë pasi do të luan dy ndeshje si mysafirë kundër Lirisë dhe Hajvalisë ndërsa në javën e fundit e pret Gjilanin.

Theksojmë Liria gjendet në vendin e tetë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Ferizaj ndërsa Drita ka katër më pak. Trepça zë vendin e parafundit me 20 pikë. /Telegrafi/