Site icon Telegrafi

Luftë e hapur mes Tebas dhe Al Khelaifit: Vazhdojnë me deklarata thumbuese

Javier Tebas i është kundërpërgjigjur presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Tebas ishte i drejtpërdrejtë, si kurrë në fjalët e tij, për një frazë të veçantë të presidentit të skuadrës franceze, në të cilën ai mbronte ligjshmërinë e lëvizjeve.

“Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet te Marca për të dhënë mësime me arrogancën e tij”.

Lexo po ashtu Nasser Al-Khelaifi drejtuar presidentit të La Ligas pas akuzave: Kush është Tebas? Nuk e njoh

“Rregullat nuk ekzistojnë për PSG-në. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime”.

Krahas reagimit, Tebas kishte postuar edhe deklaratën e presidentit të PSG: “Bëjmë gjëra pasi e dimë që është e mundur. Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata”.

“Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë”, ka vazhduar më tej reagimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version