Telegrafi

Lufta për kokainë, të paktën 11 të vdekur në përleshjen mes bandave kolumbiane – qeveria ofron shpërblim për kapjen e krerëve të grupeve

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, kur dy grupe të armatosura filluan të shtien me armë mbi njëri-tjetrin në jugperëndim të Kolumbisë, ka bërë të ditur ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, duke ofruar shpërblim për çdo informacion për përleshjen.

Të shtënat ndodhën në zonën rurale në afërsi të qytetit Tuma, pranë bregut të Paqësorit, transmeton Telegrafi.

Luftëtarët e Oliver Sinisterit (ish-grupi i Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë) janë përleshur me ata të Los Kontadoresima, bandë kjo që lufton për territor në këtë rajon, ka shtuar ministri i Mbrojtjes.

E në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë e grupeve të armatosura, por edhe civilë që rastisën të jenë në vendin dhe kohën e gabuar.

Në rajonin përreth Tumbakut gjenden rreth 9.700 hektarë me lëndë të ndryshme narkotike, që është mjaftueshëm për prodhimin e 75 tonelatave me kokainë për çdo vit – dhe besohet se kjo edhe ishte arsyeja e përleshjes mes këtyre dy grupeve.

Madje ministri kolumbian ka ofruar një shpërblim prej 56 mijë dollarëve amerikanë, për informacione që do të ndihmonin në arrestimin e El Gringo dhe Maria 40, liderë të grupeve që shkaktuan shumë vdekje. /Telegrafi/