Sipas prokurorëve, midis 2007 dhe 2016, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori dhurata me vlerë 195 mijë dollarë në këmbim të favoreve financiare ose personale.
Gjykimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për korrupsion vazhdoi, pavarësisht vazhdimit të luftës në Gaza.
Ai u pezullua dy muaj më parë për shkak të sulmit të Hamasit më 7 tetor, transmeton Telegrafi.
Netanyahu, lideri i partisë së djathtë Likud të Izraelit, është akuzuar për mashtrim dhe shkelje të besimit lidhur me marrëdhënien e tij me producentin e Hollivudit, Arnon Milchan dhe figura të tjera të pasura.
Sipas prokurorëve, midis 2007 dhe 2016, Netanyahu dyshohet se ka marrë dhurata me vlerë 195 mijë dollarë, duke përfshirë kuti puro, shishe shampanjë dhe bizhuteri, në këmbim të favoreve financiare ose personale.
Netanyahu, i cili është kryeministri i parë izraelit që del në gjyq, mohon çdo përfshirje, duke thënë se dhuratat janë marrë vetëm nga miqtë dhe ai nuk i ka kërkuar ato.
Avokatët e tij thanë në tetor 2019 se kishin marrë një ekspertizë ligjore, që konkludonte se ai ka të drejtë të marrë dhurata nga miqtë e ngushtë.
Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, dyshohet se ka promovuar një projekt tatimor në këmbim që Milchan do t’i kishte fituar miliona dollarë. Ministria e Financave që atëherë ka vënë veton ndaj këtij propozimi. /Telegrafi/