Site icon Telegrafi

Lufta në Afganistan – të paktën 27 fëmijë u vranë në tre ditë, thotë OKB

Të paktën 27 fëmijë janë vrarë në Afganistan përgjatë tre ditëve mes luftimeve të ashpra midis talibanëve dhe forcave qeveritare, ka deklaruar OKB-ja.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, Unicef, tha se ishte e tronditur nga “përshkallëzimi i shpejtë i shkeljeve të rënda kundër fëmijëve”.

Talibanët kanë bërë avancime të mëdha në të gjithë vendin, derisa tërhiqen trupat e huaja, duke marrë të paktën gjashtë kryeqytete rajonale që nga e premtja.

Ata kanë refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Në një deklaratë të hënën, Unicef tha se mizoritë që po kryheshin ndaj fëmijëve po rriteshin “nga dita në ditë”.

Sipas Unicef, 27 viktimat u regjistruan në tre provinca – Kandahar, Khost dhe Paktia. Rreth 136 fëmijë u plagosën gjithashtu në këtë zona gjatë tre ditëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version