Site icon Telegrafi

Lufta në Afganistan – qyteti Sheberghan bie në duart e talibanëve, thonë militantët

Talibanët thonë se kanë marrë kontrollin në qytetin Sheberghan në provincën veriore afgane të Jawzjan.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes afgane i tha BBC se forcat qeveritare ishin ende në qytet dhe do të largonin talibanët “së shpejti”.

Ky është kryeqyteti i dytë rajonal që bie në duart e militantëve, pasi Zaranj në provincën jug-perëndimore të Nimroz ra të premten, transmeton Telegrafi.

Është një goditje e madhe për forcat e sigurisë, derisa betejat po zhvillohen në të gjithë vendin.

Ka gjithashtu raportime për luftime të rënda në Kunduz, në veri – dhe në Lashkar Gah në jug.

Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin pasi forcat amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare filluan të tërheqin trupat e tyre nga vendi, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake. /Telegrafi/

Exit mobile version