Femra, me përjashtime jashtëzakonisht të rralla, është më pak e etur se mashkulli. (Charles Darwin)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Njerëzit janë përpjekur ta refuzojnë seksin, ta refuzojnë dashurinë. Me shekuj murgjit, kanë refuzuar seksin sipas një shkaku të thjeshtë se ai është poshtërues, i neveritshëm për dinjitetin njerëzor (është mëkat).
Të jesh nën ndikimin e ndonjë instinkti të pavetëdijshëm, kjo të shpërqendron, të demoralizon, të pengon ta ndjesh veten njeri.
Predikuesit e feve hodhën poshtë, u larguan nga bota reale, u larguan nga jeta, bashkë e larguan edhe gëzimin, zhdukën realitetin. Ata bëhen shumë seriozë, ata ta lajnë trurin, të hipnotizojnë. Ata nuk shohin nga jeta asnjë lloj kuptimi, prandaj ata thjesht presin kur të vijë vdekja.
Predikuesit-murgjit janë treguar të paaftë të gjenin zgjidhjen. Përkundrazi, ata krijuan në botë shumë perversitete-degjenerime. Të gjitha degjenerimet që i dënojnë të shenjtët tuaj, janë krijuar pikërisht prej atyre njerëzore.
Për herë të parë ideja e homoseksualitetit-lesbiket prejardhjet i kanë nga çrregullimet hormonale, çrregullimet përcillen brez pas brezi por edhe nga burgjet nga manastiret, të ndarë sot e kësaj dite, burrat të ndarë nga gratë, gratë të ndara nga burrat.
Çfarë qetësie, çfarë frike është kjo, çfarë paranoje. E natyrshme është se kur mblidhen një grumbull meshkuj/femra dhe jetojnë bashkë, instinktet fillojnë të krijojnë mënyra të reja, nisin të shpikin perversitete, ata bëhen homoseksualë.
Homoseksualizmi në realitet ka lindur shumë më parë, është produkt anësor edhe i fesë. Nëse ju i ndani burrat nga gratë, dhe rrinë larg njëri-tjetrit, nga pamundësia për të rënë në dashuri, atëherë mendja fillon të krijojë projektet e veta dhe sigurisht këto projekte do të jenë më plot ngjyra, dhe këto projekte do të shfaqen, sepse instinkti është më i fortë se devijimi. Të burgosurit, burrat e gratë e vuajnë dënimin ndaras.
Manastiret ku me shekuj qarkullojnë priftërinjtë-murgjit dhe murgeshat, si rezultat instinkti imponohet ta zgjidhin këtë instinkt, nevojë, këtë problem, madje ata sollën këtë rrëmujë. E gjithë jeta e tyre është vuajtje, ata vazhdojnë të shpresojnë herë një gjë, e herë në një gjë tjetër dhe çdo shpresë e tyre është disfatë.
Gradualisht, dalëngadalë, në qenien e tij zë rrënjë dëshpërimi i madh. Por, prijësit fetarë dhe politikanët gjithnjë kanë qenë bashkë në komplot. Ata nuk duan që njerëzit të transformohen, sepse atëherë njerëzit do të pushonin së nënshtruari atyre.
Si rezultat i transformimit, njerëzit bëhen të pavarur, të lirë, atëherë bëhen të vetëdijshëm dhe të arsyeshëm, saqë i shohin tejpërtej të gjitha lojërat e priftërinjve dhe politikanëve. Kështu që politikanët dhe priftërinjtë janë të interesuar që secili njeri të mbetet i dëgjueshëm, se ka kush mendon për ta, ata duhet të mos transformohen, të mbeten dele, vetëm atëherë ata mund të jenë barinj liderë të mirë.
Do të thotë se brenda vetes sate është një luftë, një luftë e tmerrshme ku një pjesë përfaqëson frikën, tërbimin, zilinë, dhimbjen, lakminë, arrogancën, adhurimin, fajin, gënjeshtrën, krenarinë dhe superioritetin.
Pjesa tjetër e vetes është gëzimi, paqja, dashuria, shpresa, mirësjellja, miqësia, simpatia, bujaria, e vërteta dhe besimi. Kjo luftë ndodhet brenda nesh dhe brenda çdo njeriu. /Telegrafi/