Site icon Telegrafi

Ludogorets merr fitore të rëndësishme ndaj Romës

(Foto: Twitter/AS Roma)

Ludogorets Razgrad ka marrë pikë të plota në Huvepharma Arena duke e mposhtur Romën (2-1) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Në minutat e para të takimit, Kiril Despodov pati mundësi shumë të mirë për vendasit, por nuk arriti ta konkretizojë.

Lorenzo Pellegrini rrezikoi në anën tjetër të portës, por gardiani Sergio Padt bëri një pritje të mrekullueshme. Menjëherë pas, Gianluca Mancini e goditi shtyllën.

Skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, ndërsa në gjysmën e dytë, vendasit arritën ta zhbllokonin rezultatin.

(Foto: Twitter/PFC Ludogorets 1945)

Cauly Oliveira pranoi një top nga Jakub Piotrowski, shkoi përpara dhe e mposhti portierin Mile Svilar (72’).

Giallorossët u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin përmes Eldor Shomurodov (86’), i cili realizoi me kokë pas harkimit nga Pellegrini.

Mirëpo, nikoqirët e rikthyen epërsinë e tyre shumë shpejt (89’) me golin e Nonato dhe e fituan takimin.

Ludogorets Razgrad dhe Real Betis ndajnë kreun e Grupit C me nga tri pikë, derisa Roma dhe HJK Helsinki nuk kanë asnjë pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1567940319898963969

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1567943997716324355

Exit mobile version