Site icon Telegrafi

Lucky përfundimisht largohet nga ekipi i CS:GO Astralis

Lojtari 19 vjeçar nga Danimarka do të jetë i lirë nga muaji maj për të eksploruar mundësi të reja, pasi kontrata e tij të skadojë.

Philip “⁠Lucky⁠” Ewald kishte nënshkruar me Astralis në gusht të 2021 për të zëvendësuar ‘dev1ce’ në rolin e snajperistit.

Pavarësisht nënshkrimit me Lucky ekipi Astralis ishte në kërkim të rezultateve të mira, por që asnjëherë nuk arritën të gjejnë lojën e tyre më të mirë.

Lucky ishte pjesë e Astralis për gjashtë muaj, ku më pas në vend të tij erdhi lojtari i ri Asger “Farlig” Jensen, ndërsa Lucky gjatë kësaj kohe kaloj në lojtar rezervë.

Në postim në Twitter, Lucky shpjegoi situatën e tij dhe shprehu mirënjohjen e tij për ekipin e tij, duke deklaruar se ai mezi priste të vendoste gjithçka që mësoi në përpjekjet e tij të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version