Site icon Telegrafi

Lucas Hernandez pushton internetin me festën e tij në Ligën e Kampionëve

Lucas Hernandez ka pushtuar internetin me mënyrën se si e ka festuar triumfin në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich mposhti në finale Paris Saint-Germainin me rezultat 1-0, për fituar kështu trofeun më të madhe për klube në Evropë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kingsley Coman në minutën e 59-të nga një asistim i Joshua Kimmich.

Lexo po ashtu Klasi i David Alabas – ngushëllon Neymarin që humbi finalen e Ligës së Kampionëve

Por, ishte Lucas Hernandez, ai që arriti të pushtonte internetin me festën e tij, kur kishte trofeun në duar, pasi më parë futi kokën në të, një pamje e pazakontë dhe qesharake.

Kujtojmë se Bayerni e mbylli edicionin 2019/20 me tripletë, pasi muaj më parë fituan Bundelsigën dhe DFB Pokalin. /Telegrafi/

Exit mobile version